Podgoricë, 16 mars – Nënkryetari i Kuvendit malazez Nikollë Camaj përmes një telegrami dërguar autoriteteve në vend ka shprehur ngushëllime me rastin e tragjedisë në Koçan.
Me rastin e tragjedisë në Maqedoninë e Veriut, i shpreh ngushëllimet më të thella presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, kryeministrit Hristijan Mickoski dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut!
Në vend të një mëngjesi të çeltë, sot na ka pritur lajmi i errët për një tragjedi të tmerrshme, me një numër të madh jetësh të humbura.
Nuk ka fatkeqësi të vogla apo të mëdha, sepse vetë ato janë një e vërtetë e ashpër që përgjithmonë ndryshon realitetin me të cilin duhet të përballemi. Përballja me këtë është më e vështira për ata, në zemrat e të cilëve do të mbetet përgjithmonë boshllëku dhe dhimbja. Kjo humbje e pazëvendësueshme është edhe më e dhimbshme, sepse bëhet fjalë për rini të ndërprerë. Prandaj, tani e vetmja gjë që mbetet është të shprehim ngushëllimet më të thella, të gjitha familjeve të viktimave. Jemi me ju në dhimbje, të vetëdijshëm se plagë të tilla nuk shërohen kurrë.
https://www.instagram.com/p/DHQq-wRonIf/?igsh=Z3U0cmttNDYyM3g4&fbclid=IwY2xjawJD0jtleHRuA2FlbQIxMQABHac-XIW5CZk1OUJ8SaxGJzeg1r05wcvDdjoh_nodHlNv_9ql3P0VU1p1BA_aem_pspHRnad89SsAdnoYT9FLw