Nënkryetari i Kuvendit, Milloshoski flet në Kongresin amerikan për sigurinë në Europë

nga Xh M

Uashington, 5 shkurt – Në Kongresin Amerikan në emër të Maqedonisë për sigurinë në Europë foli nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski.

“Ishte nder për mua që në emër të Maqedonisë të trajtoj debatin në Kongresin Amerikan për rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik për sigurinë në Evropë”, tha Milloshoski.

Veprimtaria u organizua nga kongresmenët Pete Sessions dhe Bob Aderholt, dhe fjalime u mbajtën edhe nga kolegë anëtarë të Kongresit nga Italia, Lituania, Austria, Sllovakia, Ukraina, Shqipëria, Polonia, Gjermania dhe vende të tjera.

Në këtë manifestim foli edhe Zëvendës kryeministri i parë Mexhiti, ndërkohë që pjesë morën dhe ministri Arben Taravari dhe deputeti Bllagoj Borçvarski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More