Nënshkrimi i marrëveshjes së grantit me BERZH-in

nga D. V.

Shkup, 15 korrik – Në Ministrimë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot do të nënshkruhet grant-marrëveshje me Bankën Evropiane dhe Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), si pjesë e projektit Rajonal për menaxhimin e mbetjeve të ngurta, i financuar përmes Fondit të Përbashkët Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Siç bënë të ditur nga Ministria, në ngjarje do të mbajnë fjalime, Izeti Mexhiti, Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. ambasadori i BE-së në vend Mihalis Rokas dhe Biljana Milosheska nga BERZH-i.

Granti në vlerë deri në 2 milionë euro është i dedikuar për realizimin e studimeve të fizibilitetit dhe analizave për aspektet mjedisore dhe sociale për Rajonin e Vardarit dhe Rajonin Juglindor, theksojnë nga  MMJPH.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More