Nëse deri të premten nuk kryhet pagesa e subvencioneve, Bujqit do të bllokojnë rrugët kryesore

nga Xh M

Shkup, 22 dhjetor – Bujqit paralajmërojnë bllokada në rrugët kryesore nëse deri të premten nuk kryhet pagesa e subvencioneve. Në konferencën e sotme për shtyp, blegtorë dhe bujq nga disa qytete të vendit u shprehën se më shumë se një vit po presin për pagesën e subvencioneve, ndërsa disa nga masat, si ato për blegtori dhe prodhim organik, nuk janë paguar për dy vite.

I bënë thirrje Qeverisë, kryeministrit dhe institucioneve kompetente të reagojnë menjëherë. Nga Ministria e Bujqësisë thonë se për shkak të procesit zgjedhor nuk ka pasur mundësi të kryhet pagesa e subvencioneve, por sipas informacioneve, gjatë ditës së sotme është parashikuar pagesa e subvencioneve për blegtorët për vitin 2024.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More