Nevzat Bejta akuzon udhëheqësinë e komunës së Gostivarit për pagesa fiktive

nga D. V.

Gostivar, 30 dhjetor – Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në zgjedhjet e përsëritura, shprehu dyshime se udhëheqja e mëparshme komunale ka keqpërdorur një sasi të madhe parash. Në një konferencë për shtyp, Bejta konsideron se mbi gjysmë milionë euro janë paguar për paga për njerëz që sipas tij nuk shkonin fare në punë.

“Këto pagesa janë kryer përmes një agjencie punësimi, duke u lejuar personave të caktuar të marrin paga pa i përmbushur detyrimet e punës”, tha Bejta.

Kandidati i cili ka mbështetjen e koalicionit VLEN, theksoi se me ardhjen e tij në krye të komunës, këto keqpërdorime do të ndalen, duke shtuar se Gostivari i cili u shkatërrua nga udhëheqja e mëparshme, do të rilindë.

Bejta paralajmëroi se gjatë fushatës do të vazhdojë t’i publikojë, siç i quajti ai, “keqpërdorimet në vetëqeverisjen lokale të kryera në tetë vitet e fundit”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More