Nga arresti shtëpiak, Asmir Jahoski përfundon në burgun e Shutkës

nga Xh M

Shkup, 14 mars – Gjykata Penale ka sjell vendim të ri – Asmir Jahoskit i hiqet arresti shtëpiak dhe i shqiptohet masa paraburgim 30-ditor.

Njoftohet po ashtu se Jahoski, pronar i kompanisë “Pucko Petroll” është dërguar në Burgun e Shuto Orizares (Shutkës).

“Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Penale Shkup, duke vepruar ndaj ankesës së Prokurorisë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, të parashtruar kundër aktvendimit të gjyqtarit në procedurë të mëparshme kundër A.J. , që lidhet me hetimin për prokurimin e naftës në TEC Negotinë, pas mbajtjes së seancës publike si dhe vlerësimit të pretendimeve ndaj ankesës dhe përgjigjes në ankesë, solli vendim që:

Masa e arrestit shtëpiak, e caktuar me vendim të gjyqtarit në procedurë paraprake, ndryshohet dhe ricaktohet masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për shkak të ekzistimit të bazës nga neni. 165. paragrafi 1 pika. 1 dhe 2, përkatësisht, Rreziku i arratisjes dhe rrethanave që tregojnë se ai mund të pengojë hetimin duke ndikuar mbi dëshmitarët.

Vendimi u është dorëzuar palëve në procedurë dhe nga stacioni policor kompetent është marrë njoftim se personi është siguruar dhe dërguar në Burgun e Shkupit”, thuhet në njoftim.

Më tej njoftohet se kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në Shkup.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More