Nga e diela shi, erë e fortë dhe rënie e ndjeshme e temperaturave

nga D V

Shkup, 27 shtator – DPHM-ja njoftoi se nesër do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, por pasnesër, të dielën, nën ndikimin e masës ajrore të lagësht dhe të ftohtë nga veriu, do të shfaqet ndryshim i ndjeshëm. Do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut me paraqitje lokale të bubullimave dhe erë të fortë.

Të hënën do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me periudha me diell, do të fryjë erë e fortë nga veriu, ndërsa temperatura ditore do të ulet ndjeshëm, për 8 deri në 10 gradë. Pastaj, në dy ditët e ardhshme, moti do të jetë me diell dhe temperatura të ulëta, ndërsa ato ditore gradualisht do të rriten.

Në Shkup nesër do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Të dielën do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, lokalisht me paraqitje të bubullimave të rralla dhe erëra të forta. Të hënën moti do të jetë pjesërisht i vranët dhe më i freskët me mot me diell dhe erë të fortë veriore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More