Nga e enjtja temperatura të mëngjesit deri -13 gradë

nga D V

Shkup, 18 shkurt – DPHM paralajmëron se vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit të cilat kudo do të jenë negative, ndërsa në disa vende do të bien edhe nën -10 gradë.

Nesër do fryjë erë e fuqishme veriore, përgjatë Vardarit me shpejtësi mbi 60 km/h. Mëngjesi do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës mot me diell me vranësira të vogla mesatare. Në Shkup mëngjesi do të jetë kryesisht vranët, ndërsa gjatë ditës vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginave përkohësisht erë e fuqishme veriore.

Nga e enjtja temperaturat e mëngjesit do të lëvizin ndërmjet  -3 dhe – 13, ndërsa ato të ditës prej -1 deri 9 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More