Shkup, 16 janar – Nga nesër do të ketë mot stabil me temperatura ditore pozitive që do të jenë në rritje graduale.
Siç informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), temperaturat e mëngjesit kudo do të jenë nën zero, ndërsa në disa vende do të zbresin nën -8 gradë Celsius. Në lugina do të ketë mjegull, ku temperaturat gjatë ditës do të mbeten më të ulëta.
Nga e hëna pritet rritje e vranësirave.