Shkup, 27 nëntor – Nëse BE-ja dëshiron që Maqedonia t’i fillojë negociatat, do t’i fillojë negociatat, sepse ne nuk kemi problem me shtetin më të fortë anëtar të BE-së, Francën, por “me vendin më të dobët ose vendin e dytë më të dobët në BE” Bullgarinë, thotë zv. kryeministri dhe ministri i transportit, Aleksandar Nikolloski.
I pyetur se sa shtete në BE, Maqedonia pret përkrahje për propozimin e Qeverisë në Shkup që ndryshimet e Kushtetutës të hyjnë në fuqi pas anëtarësimit të vendit në BE, në një intervistë për “TV Sitel”, Nikolloski tha se më e rëndësishme është “jo sasia, por cilësia” e vendeve para të cilave kryeministri Hristijan Mickoski e ka paraqitur propozimin e tij.
“Dhe për mua takimi më domethënës që ka pasur kryeministri Mickoski ka qenë takimi me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Sepse tani Franca është lojtari numër një në BE. Macron është padyshim lideri i BE-së me më shumë legjitimitet, një fitore e qartë në zgjedhjet presidenciale, një qeveri me të cilën punon. Gjermania hyn në zgjedhje. Më thanë se (takimi me Macron) shkoi me një ton jashtëzakonisht të mirë.
Qeveria nuk e pranon kushtin e miratuar nga vendet anëtare të BE-së që Konferenca e dytë ndërqeveritare të mbahet “automatikisht” pasi bullgarët të përfshihen në Kushtetutën e vendit. Propozimi që Mickoski e paraqet në takimet e tij ndërkombëtare është që ndryshimet në Kushtetutë të hyjnë në fuqi pas përfundimit të negociatave. Sipas këtij propozimi, qeveria e kryeministrit mendon se duhet të bisedohet me një qeveri politike në Bullgari.