Nikollovski: Janë sekuestruar 35 vetura, kallëzim penal për 12 persona

nga D V

Shkup, 3 janar – Drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski njoftoi se kanë zbuluar një rrjet të organizuar që kanë kryer vepra penale me vetura të përdorura.

Nikollovski tha se pa paguar doganë dhe tatime të tjera, veturat janë hedhur në treg në auto tregje të ndryshe në Maqedoninë e Veriut. Janë parashtruar kallëzime penale për 12 persona, 8 prej të cilëve doganierë dhe ndaj 5 kompanive, përcjell “TV21”.

“Importues, spediterë, shoferë të punësuar në kompani të transportit dhe zyrtarë të doganës, në mënyre të organizuar kryenin vepra penale me vetura të përdorura, këta vetura në mënyrë ilegale janë vendosur në treg dhe kanë përfunduar në tregje të automjeteve në Maqedoni, pa u paguar taksat e importit. Janë konfiskuar 35 vetura me vlerë të përgjithshme të 20 milionë denarëve, ku buxheti i RMV-së përmes shmangies së tatimeve, është dëmtuar për 9 milionë denarë.

Janë parashtruar kallëzime penale për 24 persona, 12 fizikë dhe 5 juridikë. Për 8 doganierë bëhet fjalë”, tha mes tjerash Nikollovski, duke shtuar se personat në fjalë dhe persona të tjerë, dyshohet se disa herë e kanë përsëritur të njëjtën vepër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More