Nikolov: Dy vite po shqyrtohet transferimi i prodhimit të kompanisë “Van Holl” nga Belgjika në Maqedoninë e Veriut

nga D V

Shkup, 8 prill – Pronari i kompanisë “Aktiva” Ile Nikolov sot informoi se kompania po përgatitet për transferimin e plotë të prodhimit të kompanisë “Van Holl” nga Belgjika në Maqedoninë e Veriut.

Pronari i “Aktiva”-s në Shtip, i cili është partner me kompaninë belge “Van Holl”, tha se prej dy vitesh po planifikojnë një transferim gradual të prodhimit të plotë.

“Ne tashmë jemi përgatitur për atë punë, ‘Aktiva’ vitin e kaluar ka pasur investime shtesë në pjesën e parkut makinerik dhe tashmë është rritur prodhimi dhe nuk kemi vonesa nga ana jonë për nevojat e tyre, do të monitorohen nevojat për rritje të prodhimit dhe si do të dorëzohen kërkesat nga ana e tyre, ne do ta ndjekim këtë. Tashmë jemi në fazën e ndërtimit të një tjetër objekti për prodhim prej tetë mijë metrash katrorë, i cili do të shërbejë edhe për rritjen e kapaciteteve të kompanive tona. Pra, po, ne jemi plotësisht të gatshëm për atë punë”, theksoi Nikolov.

Lidhur me të ardhurat devizore për “Aktiva” nga bashkëpunimi me kompaninë belge për vitin e kaluar, ai tha se ka qenë rreth 15 milionë euro dhe se vitin e ardhshëm pret të ardhura shumë më të mëdha.

“Për këtë vit presim të ardhura shumë më të mëdha, gjithçka varet nga porositë, për momentin kemi rreth një milion e gjysmë deri dy milionë euro në muaj, pra presim diku nga 20 deri 25 milionë euro”, sqaroi Nikollov.

Ai shtoi se për momentin 200 persona punojnë për nevojat e kompanisë belge dhe se ndoshta do të ketë rritje të numrit.

“Ne tani kemi 200 persona të cilët punojnë për nevojat e Van Holl-it dhe ndoshta do të kemi një rritje të numrit të të punësuarve, por po e përsëris se jemi mjaft të pajisur me makineri dhe prodhimi i makinerive është i domosdoshëm për nevojat e tyre, po ashtu kemi edhe një repart për saldim robotik, ku deri para dy vitesh kishim vetëm dy robotë saldues, tani kemi 12 prej të cilëve tashmë janë dy linja serioze robotike, ku më së shumti i instalojmë elementet që i duhen ‘Van Holl’”, theksoi ai.

Nikollov gjithashtu nuk përjashtoi mundësinë që në të ardhmen autobusët nga “Aktiva” të transportojnë ushtarë të NATO-s. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More