Nikovski: Pa një ndryshim rrënjësor drejt Brukselit, Maqedonia nuk ka asnjë shans teorik për anëtarësim në BE

nga D. V.

Shkup, 15 dhjetor – Integrimi evropian i Maqedonisë, sipas ish-ambasadorit maqedonas Risto Nikovski, ka hyrë prej kohësh në një bllokim nga i cili dalja nuk mund të kërkohet me lëvizje kozmetike, por vetëm me një ndryshim rrënjësor në qasjen ndaj Brukselit.

Në një intervistë për “Lokalno”, Nikovski vlerësoi se modeli aktual i integrimit evropian është praktikisht i shteruar dhe se vendi nuk ka asnjë shans real për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian nëse vazhdon në të njëjtën rrugë, pa afate të qarta dhe duke pranuar vazhdimisht kushte të reja.

Ai beson se Maqedonia nuk ka më hapësirë për taktika dhe se duhet të rishqyrtojë në themel marrëdhënien e saj me Bashkimin Evropian.

Sipas tij, pa një kthesë rrënjësore, anëtarësimi mbetet vetëm një qëllim deklarativ, pa asnjë perspektivë praktike.

Në këtë drejtim, Nikovski është i bindur se ideja e një protokolli të ri, të tretë me Bullgarinë, jo vetëm që nuk do të sjellë përparim, por është një iluzion që nuk çon askund. Siç thekson ai, Sofja nuk do ta pranojë kurrë një zgjidhje të tillë, dhe problemi i vërtetë mbetet i paprekur.

Nikovski e sheh të vetmen rrugëdalje nga situata në të cilën Maqedonia, siç thotë ai, e ka futur veten, në anulimin e protokollit të dytë me Bullgarinë.

“Në rrethanat aktuale, Bullgaria nuk do ta lejojë Maqedoninë të hyjë në Bashkimin Evropian si shtet me gjuhë dhe identitet maqedonas”, shtoi ai./

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More