Nis puna pa opozitën në superkomisionin antikorrupsion, Xhafaj: Do të jetë proces gjithëpërfshirës

nga D V

Superkomisioni antikorrupsion ngriti siparin, këtë të premte. Pavarësisht mungesës së opozitës, kreu i këtij komisioni të posaçëm, Fatmir Xhafaj, deklaroi se procesi do të jetë gjithëpërfshirës.

Ai shtoi se i vjen keq që opozita nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës, por shtoi se i presin në çdo kohë, duke i kujtuar kundërshtarëve gabimet e së shkuarës, ku bojkoti ka qenë kundër tyre.

“Roli i opozitës, me rëndësi për qëllimin e kësaj reforme. I keqardhur që opozitës nuk i është bashkangjitur këtij komisioni. Puna e këtij komisioni shkon përtej interesave të partive politike. Edhe në komisionin e reformës në drejtësi, opozita mungoi në disa mbledhje, por reflektuan me vonesë. Shpresoj shumë që të mos bëjnë të njëjtin gabim”, u shpreh Xhafaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More