Nisin punimet e sesionit të tetë parlamentar, Spiropali: Vota e diasporës një nga arritjet më të mira të legjislaturës

nga Xh M

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali mbajti sot fjalën ne foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, ku po mbahet seanca që shënon nisjen e punimeve të sesionit të tetë parlamentar dhe të fundit i legjislaturës së 10 të Kuvendit.

Gjatë fjalës së saj, Spiropali u ndal te zgjedhjet që do të mbahen më 11 maj dhe te vota e diasporës.

Spiropali tha se vota e diasporës është një nga arritjet më të shënuara të legjislaturës që po mbyllet.

“Fillojmë sot punimet e sesionit të tetë parlamentar dhe të fundit i legjislaturës së 10 të Kuvendit. Pas më pak se 4 muajsh puna jonë do gjykohet nga populli shqiptar këtu në Shqipëri dhe në diasporë.

Nesër është 21 janar. 105 vite më parë Kongresi i Lushnjes themeloi parlamentarizmin. Kongresi nisi ndërtimin e administratës shtetërore, forcave të rendit në mbrojtje të integritetit të Shqipërisë.

Ndryshimi i legjislaturës dhe krijimi i mundësisë që shqiptarët e diasporës të votojnë është një nga arritjet më të shënuara të legjislaturës që po mbyllet”, u shpreh ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More