Nismat globale në përputhje me parimet e Kartës së OKB-së

nga D. V.

Të enjten, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Lin Jian u shpreh në një konferencë për shtypin që katër nismat e mëdha globale të propozuara nga Kina, përputhen me parimet e Kartës së OKB-së .

Ditët e fundit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se një sërë nismash globale të propozuara nga Kina përputhen plotësisht me Kartën e OKB-së, respektojnë plotësisht multilateralizmin, mbështetin rolin thelbësor të OKB-së si një institucion shumëpalësh dhe promovojnë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe zgjidhjen e konflikteve në mënyrë paqësore.

Lidhur me këtë, Lin Jian u shpreh se Kina e çmon qëndrimin e sekretarit të përgjithshëm Guterres. Pala kineze mbështet me vendosmëri rolin thelbësor të OKB-së në sistemin ndërkombëtar, praktikon multilateralizmin dhe është gjithmonë ndërtuese e paqes botërore, kontribuese për zhvillimin global, mbrojtëse e rendit ndërkombëtar dhe ofruese e produkteve publike.

Sivjet shënohet 80-vjetori i themelimit të OKB-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More