Një drejtor i shkollës fillore në Tearcë, punësoi kundërligjshëm dy arsimtarë – policia ka ngritur padi

nga D V

Shkup, 19 nëntor – Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj drejtorit të një shkollë fillore dhe një të punësuari në Agjencinë për punësim, rreth punësimit të dy mësimdhënësve në një shkollë fillore.

“I akuzuari i parë, në periudhën prej 2 shtatorit deri më 19 shtator të vitit 2024, pa pëlqimin paraprak nga Komuna e Tearcës, ka angazhuar dy persona si mësimdhënës, duke vepruar në kundërshtim me nenin 9, paragrafin 4 nga Ligji për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional në shkollat fillore dhe të mesme”, sqaroi Policia.

I akuzuari i parë është tetovari 63 vjeçar E.H. në rolin e drejtorit të shkollës fillore në fshatin Sllatinë, ndërsa i dyti është tetovari 42 vjeçar G.Sh. në rolin e të punësuarit në Agjencinë për punësim. Ky i fundit i kishte future personat në sistem më 2 shtator, përkundër asaj se pëlqimi kishte ardhur më 19 shtator.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More