Një hap drejt mësimit gjithëditor, Bulliqi thotë se kanë nisur procedurat për ndërtimin e tri anekseve shkollore

nga D. V.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se ka nënshkruar inicimin e procedurave të prokurimit për ndërtimin e tri anekseve shkollore në shkollat “Ibrahim Rugova”, “Enver Maloku” dhe “Xheladin Rekaliu” në qytet.

Bulliqi thotë se këto projekte janë një hap i rëndësishëm drejt realizimit të objektivit tonë për realizimin e mësimit gjithëditor në shkollat e qytetit.

“Përmes ndërtimit të këtyre anekseve, do të zgjerojmë kapacitetet hapësinore, do të krijojmë kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit, si dhe do të mundësojmë zhvillimin e mësimit kabinetik në përputhje me standardet bashkëkohore të arsimit”, shkroi ai në Facebook. Tutje, ai u shpreh se në fazën e radhës do të përfshihen edhe shkollat në fshatra, duke kompletuar kështu infrastrukturën e nevojshme për zbatimin e mësimit gjithëditor në gjithë komunën tonë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More