Një i vdekur në aksident në rrugën Komoran – Carralevë

nga L. M

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën Komoran – Carralevë. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se dyshohet se ngasësi i automjetit në lëvizje ka humbur kontrollin dhe ka goditur disa vetura të parkuara.

Vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran – Carralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një  automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit për shkaqe akoma të panjohura ka humb kontrollin dhe ka goditur disa automjete të parkuara. Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit ka humbur jetën.  Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka njoftuar Ahmeti.

Të hënën në një aksident te ura në Komoran, ku u përfshin 6 vetura, humbi jetën një person dhe u lënduan nëntë tjerë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More