“Një nga arsyet që u arrestua Maduro ishin zgjedhjet”/ Berisha: Siç u përmbysën diktaturat në Nepal e Bangladesh, ashtu edhe këtu

nga L. M

Lideri i PD-së, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në SPAK për masën “Detyrim Paraqitje”.

Pasi doli nga SPAK, ai foli për mediat, ku u ndal te arrestimi i Nicolas Maduros, duke u ndalë te arrestimi i Nicolas Maduros, duke e lidhur me pushtetin e Edi Ramës.

“Nëse flet për votë, Edi Rama zhvillon farsë elektorale njësoj si Maduro. Një nga shkaqet që Maduro u arrestua ishte fakti që ai nuk zhvillon zgjedhje. Edi Rama nuk zhvillon zgjedhje. Zhvillon farsë elektorale. Nëse KE-ja, institucioni i themeluar mbi parimin e zgjedhjeve të lira, thotë që Shqipëria zhvilloi farsë elektorale. Berisha ka deklaruar që me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. E kam përshëndetur arrestimin e Maduros si një fitore për njerëzit e lirë në Shqipëri dhe në Botë. Nuk kam deklaruar që forcat Delta do të arrestojnë Edi Ramën. Siç u përmbysën diktaturat në Bangladesh, në Nepal, në Sri Lanka, do përmbyset edhe këtu. Një diktator më pak është lehtësim për ne”, tha ndër të tjera Berisha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More