Një Renoir shitet 1,8 milionë euro

nga D. V.

Një vepër e panjohur më parë e piktorit impresionist francez, Pierre-Auguste Renoir që paraqet djalin e tij, Jean, u shit për 1,8 milionë euro në një ankand në Paris, sipas ”The Guardian”.

Piktura i përkiste nënës së kumbarës së Jean, Jeanne Baudot, një mikeshë dhe studente e Renoir, e cila ua kaloi atë trashëgimtarëve të saj.

Vepra e cila mendohet të jetë pikturuar mes viteve 1890 dhe 1895, paraqet djalin e dytë të artistit, i cili më vonë u bë një regjisor fitues i çmimit ”Oscar”, i ulur me dadon e tij.

Pascal Perrin, një historian arti dhe ekspert i Renoir, ndërsa prezantoi kanavacën vlerësoi gjendjen e jashtëzakonshme të veprës, e cila nuk i është nënshtruar asnjë restaurimi .

“Piktura ishte vlerësuar deri në 1,5 milionë euro dhe u ble nga një blerës ndërkombëtar”, njoftoi shtëpia e ankandeve ”Drouot”.

Tregu i artit luksoz ka rënë vitet e fundit, por këto kohë shitjet rekord kanë treguar një ringjallje të kërkesës.

Një autoportret i artistes së famshme meksikane Frida Kahlo u shit për 54,66 milionë dollarë në Nju Jork javën e kaluar, dy netë pasi një kanavacë e Gustav Klimt u shit për 236,4 milionë dollarë, vepra e dytë më e shtrenjtë e artit e shitur ndonjëherë në ankand.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More