Një vit pas vdekjes së tij tragjike, ish e fejuara e Liam Payne njofton se po përgatit një dokumentar për lidhjen e tyre! Deklaratat e bujshme të modeles kundër këngëtarit

nga L. M

Ish-anëtari i One Direction dhe modelja ishin në një lidhje për tre vite, deri në ndarjen e fejesës së tyre në 2022.

Sipas një raporti të gazetës The Sun, Henry po punon me HBO dhe një kompani të pavarur prodhimi për këtë projekt. Megjithatë, ka shqetësim se filmi mund të dëmtojë familjen e tij, e cila ende po vajton humbjen e madhe.

liam payne maya henry (4)

“Ky dokumentar do të jetë jashtëzakonisht i dhimbshëm për familjen e Liam-it, e cila po përballet me një humbje të papërshkrueshme. Ka gjithashtu shqetësim në industrinë e filmit që mund të jetë njëanshëm. Natyrisht, Liam nuk është këtu për të dhënë versionin e tij të historisë ose të ngjarjeve. E gjithë kjo thjesht duket jashtëzakonisht e trishtueshme”, kanë një burim për gazetën The Sun.

Parashikohet që filmi të tregojë lidhjen e tyre dhe të përmendë edhe “sulmet” që Maya ka marrë nga fansat e One Direction kur ata filluan të dilnin bashkë. Në shkurtin e kaluar, Maya Henry foli për herë të parë për ish të dashurin e saj, katër muaj pas vdekjes së tij, në një intervistë ku tha se ai përdorte heroinë dhe dërgonte mesazhe me përmbajtje seksuale ndaj fansave të tij.

liam payne maya henry (5)

Modelja kishte thënë se e donte shumë Liam-in, por ai ishte “i panjohur” kur ishte nën ndikimin e drogës dhe se ajo shpesh ndodhej në “situata jo të sigurta dhe të dëmshme”, ndërsa ai luftonte me varësinë.

Në një intervistë për revistën Rolling Stone, ajo shtoi: “Fillimisht, ishte përdorimi i drogës dhe varësitë që na shkatërruan. Kushdo që ka qenë me një person të varur e kupton sa e vështirë është kjo. Edhe pse e doja thellë, ai bëri gjëra që më plagosën në mënyra që nuk do t’i kuptoj kurrë plotësisht dhe vazhdoi të më lëndonte edhe vite pas ndarjes sonë”.

Në një pjesë tjetër të intervistës, ajo rrëfeu: “E dija që kishte anë të tij me të cilat po luftonte, aspekte të identitetit të tij që nuk ishte gati t’i përballonte plotësisht, edhe brenda lidhjes tonë”.

liam payne maya henry (6)
liam payne ish e fejuara

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More