Një vizitore në Kopshtin zoologjik ka kërkuar të testohej për gripin e shpendëve

nga D V

Shkup, 22 tetor – Një vizitore në Kopshtin zoologjik të Shkupit ka kërkuar të testohej për gripin e shpendëve. Informacionin për MIA-n pasdite e ka konfirmuar drejtoresha e Institutit për Shëndet Publik, Marija Andonovska.

Gruaja fillimisht ka shkuar në Klinikën Infektive, prej ku është dërguar në Institutin për Shëndet Publik. Ajo u testua dhe priten rezultatet nga testi.

Drejtoresha Andonovska për MIA-n theksoi se nuk ka vend për panik tek qytetarët. Sapo punonjësit, të cilët ishin në kontakt të përditshëm me kafshët në Kopshtin zoologjik rezultojnë negativë për gripin e shpendëve, gjasat janë shumë të vogla që ndonjë nga vizitorët të ketë virus.

Paraprakisht, edhe drejtori i Klinikës për sëmundje infektive dhe gjendje febrile në Shkup, Fadil Cana në deklaratë të shkurtër për MIA-n, potencoi se nuk ka vend për panik tek qytetarët, kur është fjala për gripin e shpendëve. Ai theksoi se ashtu siç është gjendja momentalisht, nuk ka vend për panik as me gripin sezonal, e jo me atë të shpendëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More