NTP-Shkup: Nxënësit e shkollave të mesme do t’i marrin biletat për transport falas në shkolla

nga D V

Shkup, 29 gusht – NTP – Shkup, informon nxënësit e vitit të parë të shkollës së mesme që plotësojnë kushtet për transport falas se biletat do t’i marrin në shkollat e tyre.

Në fakt, tani do t’u jepen bileta të përkohshme, të cilat ndërkohë do të zëvendësohen me biletën “Skopska”.

Nxënësit e klasave më të larta, në rast se kanë nevojë për një kartë të re elektronike mund ta sigurojnë në cilindo qendër të NTP Shkup. Për këtë, është e nevojshme të dorëzojnë një vërtetim nga shkolla dhe të paguajnë një tarifë të vetme prej 200 denarë për prodhimin e kartës.
Nga NQP gjithashtu njoftojnë se biletat e shkollës së mesme për përdorim falas të transportit publik vlejnë për të gjitha linjat në periudhën nga ora 05:00 deri në 24:00, pra, ato nuk vlejnë për përdorim në linjat e natës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More