“Nuk bëhemi bashkë me Sllavjankën” – Mexhiti tregon a do të dorëhiqen nëse kalon Ligji për branitellat

nga Xh M

Shkup, 30 shtator – Ligji për gjuhët nuk ka mundësi të shfuqizohet garanton zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti. Në Click Plus, thotë se ligji për gjuhët duhet të avansohet sepse edhe ashtu nuk është i plotë, duke aluduar për termin 20% për gjuhën shqipe. Përmendë tre nene të ligjit, të cilat kanë të bëjnë me uniformat e policisë dhe armatës, bankënotat dhe procedurat e seancave gjyqësore.

Sa i përket ligjit për branitellave, thotë se e njëjta do të mbetet e bllokuar dhe deputetët e VLEN nuk do ta votojnë. I pyetur se nëse kalon ligji a do të japin dorëheqje, thotë se ata nuk bëhen bashkë me propozuesen e ligjit, Sllavjanka Petrovskën.

Për ligjin për branitellat, Mexhiti habitet me LSDM-në për atë se si nga parti demokratike përnjëherë kaloi në parti nacionaliste. Propozuesja e këtij ligji Sllavjanka Petrovska, para disa ditësh mbylli dyert për përfshirje të mundshme të ish ushtarëve të UÇK-së, por bashkëpartiaku i saj Fatmir Bytyqi, la derë të hapur për të diskutuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More