Nuk i ndal lotët, Leonora Poloska me dedikim për Shpatin: Na e bëre të padrejtë

nga D. V.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Paloska, nuk i mban dot lotët gjatë mbledhjes komemorative në Çair për artistin Shpat Kasapi.

Poloska tha se Shpati e ka përmbushur misionin dhe se do të mbetet i paharruar përgjithmonë.

“Me dhimbje të thellë dhe respekt të pa masë përulemi para kujtimit të Shpatit ai ishte shembull i mirësisë, i besës një shpirt që i ndriçonte çdo ambienti ku shkonte”, u shpreh ajo.

Në vazhdim theksoi: “Shpat Kasapi që me zërin e tij të ëmbël preku zemrat e mijëra njerëzve, kjo jetë është e rëndë, por kujtimi yt do të jetojë si një dritë që kurrë nuk fiket të gjithë vijmë në këtë botë dhe të gjithë e kemi nga një mision, Shpat Kasapi na tregoi të gjithëve që edhe me 40 vjet ai e përmbushi këtë mision edhe do të mbetet i paharruar gjithmonë”.

“Ngushëllime familjes, kolegëve, gjithë shqiptarëve kudo që janë, Shpati na bëre pak të padrejtë e këpute zinxhirin, shtoi ndër tjerash me lot në sy.

Shpati ndërroi jetë pak ditë më parë nga sulmi në zemër, derisa ndodhej në Itali me familjen.

I njëjti u varros në Tetovë, aty ku ka lindur dhe është rritur. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More