Nuk ka fshatra të izoluara në komunat Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër

nga D V

Kumanovë, 13 janar – Të kalueshme janë akset rrugore në komunën Nagoriçan i Vjetër, nuk ka probleme më serioze nga të reshurat e borës në këtë komunë, informuan sot autoritetet kompetente. Për mirëmbajtjen e rrugëve, Komuna e ka zgjedhur operatorin ekonomik dhe ka ndarë rreth 400.000 denarë për këtë dedikim.

“Rrugët drejt fshatrave në pjesën malore i mirëmban ‘Rrugët e Maqedonisë’. Është pastruar edhe rruga drejt fshatit Arbanashko”, deklaroi zëvendës kryetari i komunës. Boban Cvetanovski.

Edhe në Likovë nuk ka fshatra të izoluar. Janë pastruar akset rrugore në të gjitha pjesët e komunës.

“Është hedhur kripë, u angazhua mekanizimi, makinat e punës, gjendja është stabile”, informuan nga kabineti i kryetarit të komunës.

Komuna e Likovës për mirëmbajtjen dimërore përmes tenderit ka zgjedhur kompani dhe ka ndarë një milionë e 416 mijë denarë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More