“Nuk ka uri në Gaza”/ Tension gjatë telefonatës mes Trump dhe Netanyahu

nga L. M

Presidenti amerikan Donald Trump i është kundërpërgjigjur me të madhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate, pasi ky i fundit mohoi raportet për urinë në Gaza, raporton NBC News.

Netanyahu ka pohuar se në enklavën palestineze nuk ka uri, megjithëse forcat izraelite po e bllokojnë zonën dhe stafi mjekësor në Gaza ka denoncuar mungesë të ushqimeve.

Gjatë telefonatës, Netanyahu insistoi se raportet për uri janë sajuar nga grupi militant Hamas, por Trump e ndërpreu duke thënë se ndihmësit e tij kishin prova të kundërta. Burime pranë NBC thanë se biseda u nis me kërkesë të Netanyahut, por u dominua nga fjalët e Trump.

Trump ka treguar interes personal për këtë çështje për shkak të mbështetjes së SHBA-së për Fondacionin Humanitar të Gazës (GHF), i cili kryen ndihma të kufizuara në enklavë dhe është kritikuar nga OKB-ja.

Sipas një raporti të OKB-së, GHF ka shërbyer si një “gërshetim i inteligjencës izraelite, kontraktorëve amerikanë dhe subjekteve të paqarta”, duke penguar shpërndarjen e ndihmave humanitare.

OKB-ja vlerëson se rreth 1,400 njerëz kanë humbur jetën në Gaza duke kërkuar ushqim gjatë kësaj krize.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More