“Nuk kemi plan ta kontrollojmë Gazën për një kohë të gjatë”, deklaron ministri i Izraelit

nga D. V.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar tha se vendi i tij nuk ‘ka asnjë qëllim’ për të kontrolluar Gazën për një kohë të gjatë.

Ai shtoi se shteti hebre ka “vetëm shqetësime sigurie” për Rripin e Gazës.

Në një intervistë me Euronews, Sa’ar tha se vendi i tij nuk kishte “asnjë qëllim” për të kontrolluar Rripin e Gazës për një kohë të gjatë.

“Ne nuk kemi asnjë qëllim ta bëjmë këtë”, tha Sa’ar.

“Lidhur me Rripin e Gazës, ne kemi vetëm shqetësime sigurie.”

Por Sa’ar tha se lëvizja terroriste palestineze Hamas “nuk mund ta kontrollojë Rripin e Gazës” dhe “nuk mund të jetë pjesë e së ardhmes së Gazës”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More