Shkup, 29 gusht – Numri i kuadrove me arsim të lartë po ulet jo përshkak se të gjithë që kërkonin punë janë punësuar, por pasi një pjesë e madhe e tyre pritjet në Agjencinë për Punësim i kanë zhvendosur në pritje të terminit në ambasadën e ndonjë prej shteteve evropiane, kryesisht atë të Gjermanisë. Sipas të dhënave të Agjencisë për Punësim të Maqedonisë së Veriut, numri i kuadrove me arsim të lartë për punësim në vend të cilët vazhdimisht kërkojnë punë është në rënie. Në krahasimin e papunësisë sipas nivelit arsimor, në pesë vitet e fundit vërehet një rënie e numrit të personave me arsim të lartë që kërkojnë punë ku përveç kësaj ka rënë edhe numri i të papunëve që kanë fituar titull. Mbetet të shihet nëse institucionet e vendit do të marrin masa për ta ndalur këtë gjakderdhje që po i ndodhë vendit, shkruan Zhurnal.
Po ulet numri i kuadrove me arsim të lartë që kërkojnë punë –
Sipas të dhënave të Agjencisë për Punësim të Maqedonisë së Veriut, numri i kuadrove me arsim të lartë për punësim në vend të cilët vazhdimisht kërkojnë punë është në rënie. Në krahasimin e papunësisë sipas nivelit arsimor, në pesë vitet e fundit vërehet një rënie e numrit të personave me arsim të lartë që kërkojnë punë ku përveç kësaj ka rënë edhe numri i të papunëve që kanë fituar titull. Nga të papunët e regjistruar me arsim të lartë, më të shumtë janë personat e papunë nga profilet e ekonomistëve, juristëve, avokatëve dhe psikologëve.
Nga Agjencia thonë se për të ndihmuar uljen e papunësisë së personelit me arsim të lartë në vend, aktivitetet e tyre synojnë të lidhin më me sukses ofertën dhe kërkesën e fuqisë punëtore, kështu duke rritur kapacitetin e punësimit të të papunëve, me qëllim integrimin më të suksesshëm të tyre në tregun e punës.
“Për uljen e papunësisë, Agjencia e Punësimit, në kuadër të planeve operative vjetore, zbaton një numër të madh programesh, masash dhe shërbimesh aktive për punësim, të cilat sigurojnë hapjen e vendeve të reja të punës dhe rrisin punësueshmërinë e personave të papunë. Në programet, masat dhe shërbimet e punësimit u mundësohet qasja të gjithë personave të papunë dhe punëdhënësve dhe e drejta për pjesëmarrje përcaktohet në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara për çdo aktivitet të veçantë”
Përndryshe sipas të dhënave të qershorit 2020, në pritje të punës ishin 11.735 të diplomuar, 830 magjistra dhe 25 doktorë shkencash. Ndërkaq tani me rekordin e fundit nga qershori 2024, numri i të papunëve të diplomuar është 6337, magjistër 551 dhe 20 doktorë shkencash.
Papunësia, problemi kryesor i të rinjve në vend, këtë e thotë edhe Komisioni Evropian-
Papunësia e të rinjve mbetet problem për të cilin Maqedonia e Veriut duhet të punojë shumë në këtë drejtim. Kjo është konstatuar në Raportin e fundit për vitin 2022 mbi progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj të integrimit evropian. Të rinjtë dhe përmbushja e nevojave të tyre mbetet sfidë e cila duhet adresuar dhe zgjidhur. Raporti thekson mangësitë ku vendi duhet të punojë si dhe pikat ku vendi ka bërë përparim.
Theks i veçantë ky raport i kushton papunësisë së të rinjve, ku thuhet se ajo mbetet e lartë në 30.9%, mirëpo theksohet se ajo është në rënie të vazhdueshme, por që ka shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim. Por, tani fundi i muajit tetor flet ndryshe ku kjo rënie ka stagnuar dhe ka filluar një rritje e pritshme e nivelit të papunësisë, më shqetësuese se kaq është fakti se kjo rritje do të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim.
Sa ma shumë duhet të fokusohet në këtë drejtim për zbutjen e nivelit të papunësisë, sepse papunësia prodhon kriza të tjera që pastaj janë edhe më vështirë për tu menaxhuar e kontrolluar, sikurse ajo e eksodit të të rinjve. Sepse, me këtë avaz nuk po largohen vetëm të rinjtë por edhe mosha mesatare e qytetarëve që janë të larguar nga puna ose janë të pakënaqur me punën që e bëjnë. Kjo për shkak se nuk përputhen profesionet e të punësuarve me punën që e bëjnë, dhe me këtë vendi humbë edhe të rinjtë edhe profesionistët e e fushave të ndryshëm. /Zhurnal.mk