Oficerë të FSK-së, diplomojnë në Akademinë Ushtarake kroate

nga D V

Me ceremoni shtetërore të organizuar në Akademinë e Mbrojtjes Kroate në Zagreb me prezencën e  Presidentit të Republikës së Kroacisë Zoran Millanoviq, me sukses kanë diplomuar pjesëtarët e FSK-së.

Major Kreshnik Nimoni nga Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, Kapiten Besim Dervoviç nga Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe Rreshterë i Parë Fahri Paloja nga Shkolla e lartë e Nënoficerëve, janë oficierët e FSK-së të cilët diplomuan në Akademinë Ushtarake kroate.

Oficierët e FSK-së

Në një njoftim nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), thuhet se Republika e Kroacisë në kuadër të bashkëpunimit bilateral mbështetë ngritjen e kapaciteteve profesionale për oficerët e nënoficerët e FSK-së.

“Republika e Kroacisë në kuadër të bashkëpunimit bilateral mbështetë në vazhdimësi ngritjen e kapaciteteve profesionale për oficerët e nënoficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke ofruar trajnime e shkollime profesionale dhe me standardet më të larta të edukimit”, përfundon njoftimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More