Në Akademinë e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë “Dr. Franjo Tugjman” në Zagreb, kanë diplomuar Kolonel Valdet Berisha dhe Major Shpëtim Ujkani në “Kursin e Diplomacisë së Mbrojtjes”.
Në këtë kurs kanë marrë pjesë 20 oficerë nga katër shtete të rajonit.
“Oficerët tanë kanë arritur rezultate të shkëlqyera dhe kanë treguar suksese duke e prezantuar Kosovën, veçanërisht FSK-në në mënyrën më të mirë të mundshme.
‘Kursi i Diplomacisë së Mbrojtjes’ ka për qëllim që të përgatis oficerët e gradave Major-Kolonel për detyra ushtarako diplomatike, detyra në misione ushtarake, si dhe detyra që lidhen me aktivitetet ndërkombëtare dhe protokollare”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu në Republikën e Kroacisë kanë përfunduar edhe dy kurse tjera në të cilët kanë marrë pjesë katër oficerë të FSK-së, në kursin “Vëzhgues ushtarak të Kombeve të Bashkuara” kanë marrë pjesë Kapiten Ismail Sekiraqa dhe Toger Rron Rafuna ndërsa në “Kursin bazik të Inteligjencës Toger Korab Seferi dhe Nëntoger Mendim Muçiqi.
