One stop shop fillon të shtunën, në hapje të pranishëm edhe Mickoski dhe Kurti

nga Xh M

Shkup, 10 prill – Pika kufitare Bllacë është ndër më të ngarkuarat dhe më të përfolurat e fundit.

Kjo për shkak të radhëve të gjata kilometrike dhe pritjeve të gjata të qytetarëve për hyrje dhe dalje nga Maqedonia-Kosovë. Por tani ka shpresë se kjo po merr fund ngadalë.

Pas disa vonesave në fillimin e “One Stop Shop” në pikën kufitare “Blacë”, tashmë është bërë e ditur se do të fillojë të shtunën, më 12 prill.

Kryeministrat e RMV-së, Hristijan Mickoski dhe të Kosovës, Albin Kurti, pritet të marrin pjesë në hapje të shtunën, e cila paraqet një hap të rëndësishëm simbolik drejt përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe lehtësimit të rrjedhës ndërkufitare.

Sistemi i ri do të thotë kalim kufitar më i shpejtë dhe më efikas për qytetarët dhe bizneset, me një kontroll të përbashkët në vend të dy të veçantë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More