Opozita mbyll mosbindjen civile pas 3 orësh, rinis qarkullimi i automjeteve në 6 kryqëzimet ku u paralizua lëvizja

nga Xh M

Opozita mbylli mosbindjen civile pas 3 orësh bllokimi të rrugëve. Kjo protestë ishte akti i dytë i mosbindjes civile të organizuar nga opozita pas asaj të 7 tetorit. Këtë herë, opozita protestoi duke bllokuar 6 akset kryesore rrugore që lidhin vendin. Protestuesit e opozitës bllokuan mbikalimin e Kamzës, rrethrrotullimin e Shkozetit, Bradasheshit, Rrogozhinës, Levanit dhe Milotit. Afati i bllokimit ishte orar 17:00-20:00. Opozita protestoi kundër arrestimit të liderëve të saj, Sali Berisha dhe Ilir Meta si dhe kërkon nga mazhoranca të pranojë kërkesën për qeveri teknike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More