Opozita, protestë para bashkisë së Tiranës

nga D V

Përpara bashkisë së Tiranës u zhvillua sot protesta e 23-të e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Partisë Demokratike si dhe Partisë së Lirisë me kërkesën për dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj.

Shefi organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu në fjalën e tij në protestë tha se drejtësia duhet të funksionojë me integritet

Sipas tij, qeveria është përgjegjëse për gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria, largimin e njerëzve dhe pagesat për incineratorë inekzistentë që kapin shifrën e 80 mijë eurove  në ditë.

Balliu u bëri thirrje qytetarëve, që të mos dorëzohen përballë presioneve të qeverisë dhe drejtësisë së kapur.

Ndërsa anëtarja e këshillit bashkiak të Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, gjatë fjalës së saj para qytetarëve vuri theksin tek kërkesa e llogarisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkisë së Tiranës për shpërdorimin dhe vjedhjen e taksave të tyre.

Jonathan Pano, anëtar i Këshillit Bashkiak, në fjalën e tij theksoi se, as këtë verë, njësoj si verën e kaluar, qytetarët në nevojë të Tiranës, nuk e morën dot bonusin e qerave dhe ndihmën sociale gjatë muajit gusht, dhe kjo për shkak të neglizhencës nga bashkia.

Ndërsa kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri, në fjalën e tij u shpreh se shumë drejtorë janë të korruputuar dhe duhen arrestuar para se të arratisen jashtë vendit.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike dhe njëkohësisht drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, në fjalën e tij në protestë u shpreh se duhen thënë disa të vërteta për SPAK-un.

“Pa paragjykim, pa paramenduar asgjë, vetëm bazuar në fakte. Altin Dumani para dy muajsh tha se disa prej krimeve të kryera nga zyrtarët e shtetit shqiptar, janë krime intelektuale. Si mund të quash krim intelektual firmën e Kryeministrit për një bonus 8 për qind, 8 muaj para se kompania të hapej”, u shpreh ai.

Protesta, përveç bllokimit të disa segmenteve rrugore, kaloi pa incidente.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More