Orhan Kurtishi është drejtor i ri i Postës së Maqedonisë

nga D V

Shkup, 16 gusht –  Orhan Kurtishi është emëruar drejtor i ri i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë. Ai do ta zëvendësojë Idri Istrefin në këtë pozitë.

Kurtishi vjen në postin e drejtorit në Postë si kryetar i degës së Alternativës në Kumanovë.

“Premtoj se këtë detyrë do ta kryej me përgjegjësi, nder dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve! Falënderoj strukturat e degës Alternativa në Kumanovë, por edhe të gjitha strukturat e koalicionit VLEN”, ka thënë Kurtishi.

Zëvendës i tij do të jetë Nikolço Ugrinov nga Strumica, ndërsa anëtarë të tjerë të Bordit drejtues janë emëruar Danica Jovanova, Hatije Etemi, Agim Baftija, Bojan Keremestevski dhe Dejan Nikolovski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More