Orhan Murtezani merr detyrën si ministër për Çështje Europiane

nga Xh M

Shkup, 24 qershor – Në hapësirat e Ministrisë për Çështje Evropiane sot formalisht u realizua dorëzim-pranimi i detyrës, ku Ministri i sapoemëruar për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, zyrtarisht mori detyrën nga paraardhësi i tij Bojan Mariçiq.

Mariçiq, njoftoi Murtezanin për fushëveprimin e punës së institucionit dhe Orhan Murtezanit i uroi sukses në rrugën e mëtutjeshme drejt integrimeve evropiane të vendit.

Ministri i sapoemëruar theksoi rëndësinë e procesit të integrimeve evropiane të vendit dhe realizimin e qëllimeve strategjike në këtë fushë, si dhe arritjen e qëllimit më të madh strategjik, respektivisht anëtarësimin e plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More