Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është e gatshme për të monitoruar një armëpushim të mundshëm në Ukrainë, thanë sot diplomatët e lartë nga dhjetëra shtete anëtare, në një takim sot në Vjenë.
Ndërsa përpjekjet e udhëhequra nga SHBA-ja për t’i dhënë fund luftimeve që kanë shpërthyer në Ukrainë – që kur Rusia nisi pushtimin e plotë në shkurt 2022 – nuk kanë arritur rezultate të prekshme, shtetet anëtare të OSBE-së shprehën gatishmërinë e tyre për t’u angazhuar në një mision vëzhgimi në Ukrainë.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha tha se ishte koha të mendohej për një rol të OSBE-së në periudhën e pas konfliktit.
Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul theksoi se mbështetja e Ukrainës në negociatat e paqes ishte prioriteti më i madh për momentin.
“Kur të vijë koha, do të nevojiten formate për të siguruar dhe monitoruar një armëpushim të mundshëm”, tha Wadephul.
“Ndërsa ende nuk dihet se çfarë roli mund të luaje saktësisht OSBE-ja, mbetet e rëndësishme të merren masa paraprake”, shtoi ai.