Osmani: Erdogan, një mik i dëshmuar dhe zë i fuqishëm i Kosovës

nga D. V.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalias.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Ergogan është një mik i dëshmuar i Kosovës dhe një zë i fuqishëm për të drejtën.

“Presidenti Erdoğan është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfide e në çdo sukses. Ai është një zë i fuqishëm i miqësisë dhe vizionit të përbashkët”, ka shkruar osmani, transmeton Telegrafi.

Tutje Osmani ka thënë se presidenti turk është “një mik i dëshmuar i Kosovës, një zë i fuqishëm për të drejtën tonë, dhe një shtyllë e fortë mbështetjeje në çdo etapë të shtetndërtimit tonë”.

“Turqia është dhe do të mbetet një partner kyç për paqen, sigurinë dhe zhvillimin rajonal. Marrëdhëniet tona janë më shumë se miqësi, janë një partneritet i ndërtuar mbi besim, respekt dhe vizion të përbashkët për të ardhmen”, ka shkruar ajo.

Presidentja Osmani, me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, po qëndron në Turqi ku do të marrë pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalias.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More