Osmani kujton Afrim Bunjakun: Kosova e pathyeshme, asnjë sulm nga Serbia nuk mund ta ndalë të vërtetën

nga D. V.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është e pathyeshme dhe se asnjë sulm terrorist e agresion nga Serbia nuk mund ta ndalë të vërtetën. Osmani këtë deklaratë e ka bërë përmes një shkrimi në ‘facebook’ teksa kujtoi heroin e Kosovës Afrim Bunjaku që u vra nga grupet e armatosura serbe në sulmin që u krye me direktivat e shtetit serbe në Banjska të Zveçanit.

“Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës. 24 shtatori na kujton se liria kërkon sakrificë, por edhe se Kosova është e pathyeshme. Asnjë sulm terrorist e agresion nga Serbia nuk mund ta ndalë të vërtetën. Kosova shtet sovran, i lirë e i pandashëm do të mbetet realitet i pakthyeshëm e i përjetshëm. Lavdi e përjetshme heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku!”, ka shkruar Osmani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More