Osmani kujton ndërhyrjen e NATO-s: Më 24 mars, liria mori krahë

nga D. V.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 26 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Osmani ka thënë se 24 marsi është dita kur liria mori krahë.

Në një postim në Facebook, presidentja theksoi se ishte kjo ditë kur aleatët e NATO-s u ngritën për të mbrojtur një popull që luftonte për ekzistencën e tij, duke u përballur me regjimin gjenocidal të Serbisë.

“Dita kur aleatët e NATO-s u ngritën kundër së keqes, për ta mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë, i rrezikuar nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Ishte dita kur ndaj errësirës triumfoi drita e shpresës”, ka shkruar Osmani.

Ajo kujtoi sakrificat dhe luftën çlirimtare, nga e cila lindi Kosova e lirë.

“Nga flaka e sakrificës dhe lufta çlirimtare, lindi Kosova e lirë! 26 vjet më pas, Kosova ecën krenare, sovrane dhe e palëkundur drejt të ardhmes më të ndritur”, tha Osmani.

Presidentja Osmani nderoi të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës dhe shprehu falënderimet për aleatët ndërkombëtarë, të cilët ndihmuan në realizimin e kauzës për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe sovrane.

“Lavdi dhe nderim për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e vendit!”, u shpreh presidentja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More