Osmani në darkën shtetërore në Zvicër, takon mërgatën shqiptare dhe futbollistin Xherdan Shaqiri

nga D. V.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një darkë shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, dhe Këshilli Federal zviceran, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në këtë shtet mik.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka bërë të ditur se në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të mërgatës shqiptare në Zvicër.

“Mbrëmë, në Darkën Shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter dhe Këshilli Federal zviceran, së bashku me shumë pjesëtarë të mërgatës sonë, ngremë dolli për miqësinë mes popujve tanë dhe për të ardhmen e partneritetit në mes shteteve tona”, ka shkruar Osmani.

Në fotografitë e publikuara nga ky takim zyrtar, Osmani shihet edhe në shoqërinë e futbollistit të njohur shqiptar që luan për përfaqësuesen zvicerane, Xherdan Shaqiri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More