Osmani: Nuk mund të ketë zgjedhje lokale pa parlamentare, do të krijohet krizë e thellë politike

nga Xh M

Shkup, 3 mars – Bujar Osmani në emisionin Daily Click tha se nuk mund të ketë zgjedhje lokale pa zgjedhje paralmentare. Ai gjithashtu theksoi se pa u kthyer Balancuesi, Badenteri dhe pa garantimin e Ligjit të gjuhëve nuk mund të ketë politikë si zakonisht.

“Ne themi nuk mund të ketë zgjedhje në kushte kur shqiptarët do të degradohen deri në atë nivel. Do të krijohet krizë e thellë politike që nuk do të mundet të ketë zgjedhje pa një ri-ulje përsëri. Shqiptarët nuk do të lejojnë të vazhdojë ditën sikur nuk ka ndodhur asgjë. Është obligim moral, është obligim kombëtarë, është obligim njerëzor ndaj atyre që kanë dhënë jetën për këtë gjuhë. Edhe ne tash do bëhemi sikur asgjë nuk ka ndodhur”.

“Po kryetari i Gjykatës Kushtetuese paska vendosur ashtu edhe ne nesër do të dalim të pimë kafe në qytet, edhe nesër do të bëjmë fushatë për komunat. Prandaj them, krizë e thellë politike në të cilën nuk mund të vazhdon menyrën e njëjtë pa u ulë me bisedu se çka bëjmë me Marrëveshjen e Ohrit. Pa e kthy Balancuesin, pa e kthy Badenterin, pa e kthy legjitimitetin dhe pa e garantuar Gjuhën nuk mund të ketë politikë si zakonisht”, tha Osmani./TV21

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More