Osmani publikon letrën e plotë që pranoi nga Donald Trump

nga D. V.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për letrën e dërguar para disa ditësh, e ku konfirmohet mbështetja amerikane për vendin tonë.

Osmani në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, ka publikuar letrën, ndërsa ka shkruar se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të, transmeton Telegrafi.

“Faleminderit Presidentit Trump për përkrahjen e tij, si dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën. Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të, në çdo sfidë e çdo sukses. Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me Presidentin Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën tonë në vitet që vijnë”, ka deklaruar Osmani.

Ndryshe, në letrën e presidentit Trump thuhet se Shtetet e Bashkuara dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë të ndërtuar mbi respektin e ndërsjellë, vlerat e përbashkëta demokratike dhe vizionin për një të ardhme paqësore dhe të begatë.

“Ju falënderoj sërish për udhëheqjen tuaj të guximshme dhe për qëndrimin tuaj si një mike e vërtetë e Shteteve të Bashkuara. Pres me padurim të punojmë ngushtë me ju në vitet që vijnë”, thuhet në letrën e Donald Trump drejtuar Osmanit.

Para disa javësh, presidentja Osmani ka qëndruar në një vizitë zyrtare në SHBA, ku ka zhvilluar takime të shumta të rëndësishme.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More