Osmani, Rohdes: Do të veproj në përputhje me Kushtetutën sa i përket stabilitetit institucional

nga L. M

Presidentja Vjosa Osmani në një takim me ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, ka garantuar se do të veprojë në përputhje me Kushtetutën sa i përket stabilitetit institucional. Në takim njoftohet se është diskutuar për procesin e konstituimit të institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Bëhet e ditur se Osmani dhe Rohde kanë folur edhe për zhvillimet tjera politike dhe situatën e sigurisë në vend.

“Ndër të tjera, u diskutua për procesin e konstituimit të institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit. Presidentja ka riafirmuar se sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Në takim, Presidentja Osmani vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me Gjermaninë dhe partneritetin e palëkundur ndërmjet dy shteteve, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve të përbashkëta për ta thelluar këtë partneritet dhe për të mbështetur rrugëtimin euroatlantik të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More