OVL-UÇK sot mban konferencë për media

nga D. V.

OVL-UÇK ka njoftuar se ditën e sotme më 13 maj do të mbajë konferencë për media.

Konferenca nis në orën 12:00 në Hotel Emerald.

“Në një kohë kur zërat kundër vlerave të luftës po shtohen, ju ftojmë të mos u jepet hapësirë interpretuesve të historisë sonë, por të jeni aty ku thuhet e vërteta, aty ku flasin përfaqësuesit legjitimë të asaj që kemi kaluar si popull”, shkruhet në njoftimin për media të OVL – UÇK-së.

OVL – UÇK ka reaguar dje për vizitën e kryetares së Trupit Gjykues të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, në Kosovë.

Ata vlerësuan se ardhja e saj në Kosovë është një fyerje e rëndë ndaj të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More