Pa rrymë nesër disa pjesë të Karposhit dhe Qendrës

nga Xh M

Shkup, 10 qershor – Pa rrymë nesër do të mbesin disa pjesë të komunave të Shkupit, Karposhit dhe Qendrës, informojnë pasdite nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat e Qytetit të Shkupit.

Siç sqarojnë, kanë marrë njoftim nga “EVN”, për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, nesër nga ora 9 deri në 11, pa energji elektrike do të mbesin përdoruesit rreth “Stop en Gou” (Stop & Go) në Momin Potok, komuna Karposh.

Ndërsa në komunën Qendër, nga ora tetë deri në ora 14:30 do të mbeten pa energji elektrike disa pjesë të bulevardit “Partizanski Odredi”, nga kryqëzimi me rrugën “Leninova” deri në kryqëzimin me bulevardin “Kliment Ohridski”, një pjesë e rrugëve “Naum Naumovski Borçe” dhe “Pirinska”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More