Pa rrymë një pjesë e Aerodromit, Butelit dhe Gjorçe Petrovit

nga D V

Shkup, 28 janar – Për shkak të punëve teknike në elektrorrjetin shpërndarës, sot pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Aerodrom, Butel dhe Gjorçe Petrov, kumtoi QRMK-Shkup.

Në periudhën nga ora 08:00 deri në 15:00 pa energji elektrike do të mbesin përdoruesit e rrugës “Todor Çangov”, më saktë nga udhëkryqi me “Todor Çangov” nr.10 deri te udhëkryqi me “Gjorgi Kapçev” nr. 25 në Komunën e Aerodromit.

Në periudhën nga ora 09:00 deri në 11:00 pa furnizim me energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e rrugëve “30” dhe “Radishanska” në Komunën e Butelit.

Në periudhën nga ora 09:00 deri në 15:00 pa furnizim me energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e Bulevardit “Partizanski odredi” në rrethinën e kazinos Astra në Karposh 4 dhe një pjesë e shfrytëzuesve të Nerezit të Poshtëm në Komunën e Gjorçe Petrovit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More