Shkup, 5 nëntor – Nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” informuan se sot për shkak të ndërrimit të dy mbyllësve F-150 mm në kryqëzimin ndërmjet bulevardeve “Partizanski Odredi” dhe “8 Septemvri”, pa ujë do të jenë konsumatorët që ndodhen në bulevardin “8 Septemvri” deri në rr. “Nikolla Tesla”, në Komunën e Karposhit.
Konsumatorët pa ujë do të jenë nga periudha prej orës 08:30 deri në përfundimin e punës.
Për shkak të pastrimit dhe klorimit të rezervuarit të Lubinit, sot në periudhën nga ora 08.00 deri në përfundimin e punimeve, siç paralajmëruan nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi, mund të ketë një ndërprerje të vogël të furnizimit me ujë për konsumatorët e fshatit Lubin, Komuna e Sarajit.