Shkup, 1 gusht – Pa ujë sot nga ora 09:30 do të jenë konsumatorët e rrugëve “Osllo”, “Hashka”, “Budipeshtanska” dhe “Zhenevska” në Komunën e Karposhit.
Siç informon Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, ndërprerja është për shkak të një defekti në një pusetë (ndërrim i një valvule nga f 3/4) në rrugën “Budipeshtanska” 26A.
Furnizimi me ujë në këto vendbanime do të ndërpritet deri në përfundimin e aktiviteteve të punës.